Protesta, brenda në Kuvend ikin dritat. E gjithë salla në errësirë
Politikë E Hënë, 13 Shkurt 2023 17:10
Në sallën e Kuvendit ka ikur energjia elektrike dhe salla e seancës plenare është në errësirë, edhe pse në ambientet e tjera të Parlamentit ka energji elektrike.
Siç duket ka një skenar nga mazhoranca që të gjejë pretekst për të mos filluar seanca pasi e dijnë se do të ketë rrëmujë nga deputetët e PD. Aq me tepër ka protestues jashtë parlamentit.
Nga Kuvendi njoftojnë se shkak i ndërprerjes së energjisë elektrike ka qenë djegia e një UPS-je.