Protesta/ Bujar Nishani: ”Open Balkan” projekt anti-europian. Kërkohet rikthimi i fantazmave të ish-Jugosllavisë
I pranishëm në protestën e parë Kombëtare të thirrur nga Sali Berisha dhe Komisioni i Rithimelimit të PD-së, ish-presidenti Bujar Nishani tha se nisma ”Open Balkan” është projekti më anti-europian në një kohë që Shqipëria tha ai, është e përfshirë në procesi si Integrimi në BE. Për të kjo nismën është një lojë për të rikthyer fantazmat e ish-Jugosllavisë.
“Ne protestojmë kundër padrejtësive që i bëhen kombi shqiptar, jo vetëm ekzistencës, por dhe prosperitetit. Ne kurrë nuk kemi qenë kundër bashkëpunimit, por promotorë të tij. Nuk mund të pranojmë rikthimin e hegjemonisë serbe në rajon që i ka kushtuar shumë paqes dhe rajonit. “Ballkani i Hapur” është projekti më i mbrapsht antieuropian dhe antiperëndimor”, deklaroi ish-presidenti.
Nga ana tjetër, Nishani u shpreh se në asnjë vend nuk ka ndodhur që një kompani të krijohet, regjistrohet dhe të fitojë tenderin për inceneratorët brenda një dite.
”Prej 8 vitesh hajdutëria, skandalet na kanë imponuar që t’i kthejmë në jetën tonë të përditshme dhe së fundmi duke vënë në gjumë dhe opozitën. Afera e inceneratorëve, një pjesë e vogël e hajdutërisë së kësaj qeverie. Kush mund ta imagjinojë që mund të ndodhin vjedhje të tilla në sytë e ligjit, institucioneve dhe askush nuk përgjigjet. A mund të ndodhë që në një ditë të themelohet kompania, të regjistrohet, të fitojë tenderin dhe të marrë paratë. Ku e gjen kurajën hajnia. Hajnia nuk ka frikë ndaj ligjit ajo është motër e vëlla me tradhtinë”.