Protesta dhe simbolika e gomones, jehonë në mediat e huaja në Europë: Tregim force për zgjedhjet lokale
Mbrëmjen e së shtunës, Partia Demokratike dhe opozita, mbajti një protestë të stërmadhe, e cila ishte e mbushur me simbolika, fjalime dhe në fund me një incidentë të vogël.
Protesta ka marrë vëmendjen e mediave ndërkombëtare. Duke nisur nga mediat e vendeve fqinj si Protothema, Zogula dhe duke vijuar në agjensitë më të mëdha botërore si Reuters dhe Associated Press, të gjitha mediat kanë pasqyruar ngjarjet e të shtunës pasdite në Shqipëri.
Në artikullin e shkruar nga Associated Press dhe më pas i ribotuar nga Aljazeera, Protothema, AbcNews, Anadolu Agency, USA News, Fox News, Washington Post, Yahoo dhe media të tjera shkruhet se nga protesta u arrestua një qytetarë.
“Mbështetësit e opozitës kanë fajësuar gjithashtu Ramën për mijëra të rinj që largohen çdo vit nga vendi në kërkim të një jete më të mirë. “Ashtu si 32 vjet më parë, bota na sheh si njerëz që [mbërrijnë] me varka të vogla”, tha Sali Berisha, kreu i Partisë Demokratike të opozitës, duke iu referuar rritjes së numrit të shqiptarëve që arrijnë në Mbretërinë e Bashkuar. Protesta shihet në Shqipëri si një përpjekje e Berishës për të përkulur muskujt përpara zgjedhjeve lokale në maj 2023. Berisha, i cili ka shërbyer më parë si president dhe kryeministër, iu ndalua hyrja në Shtetet e Bashkuara në vitin 2021 për korrupsion të dyshuar. Ai mohon çdo keqbërje”,-shkruajnë mediat e huaja.