Protesta, dhjetra efektivë policie në gadishmëri te selia e Parlamentit
Për të ruajtur rendin nga protesta e PD-së, disa dhjetëra efektivë të Policisë së Shtetit dhe një automjet i zjarrfikëses është stacionuar brenda rrethimit të Parlamentit, godinës ku zhvillohen seancat plenare. Parlamenti është një nga institucionet ku mund të ketë një dyndje të protestuesve, që mund të lëvizin në rrugët e Tiranës, pasi të jenë mbledhur përpara godinës së Kryeministrisë. Protesta e opozitës pritet të nisë në orën 18:00 dhe nuk dihet se sa mund të zgjasë.