Protesta e PD, ditën e Samitit në Tiranë/ Përgjigjet BE: Të garantohet siguria e Samitit, por duke respektuar dhe liritë e qytetarëve

Tirana do të presë më 6 dhjetor 2022, samitin e parë të Bashkimit Europian dhe Ballkanit Perëndimor, një ngjarje historike që mbahet në rajon, por atë ditë në rrugët e kryqytetit do të jetë edhe protestuesit e Sali Berishës.

Në përgjigje të interesit të ”A2 CNN”, që pyeti Delegacionin e Bashkimit Europian në Tiranë mbi zhvillimin njëkohësisht në 6 dhjetor të këtyre dy aktiviteteve, përfaqësuesit e Brukselit shpjeguan se presin garantimin e sigurisë së samitit nga autoritetet shqiptare, duke respektuar njëkohësisht protestën e opozitës.

“Kjo është hera e parë që samiti BE-Ballkani Perëndimor mbahet në rajon, duke i dërguar një mesazh të fortë Shqipërisë dhe gjithë Ballkanit Perëndimor për rëndësinë e tyre gjeostrategjike për BE-në. Ne kemi besim se, si mikpritës, autoritetet publike shqiptare do të sigurojnë zhvillimin e sigurt dhe të rregullt të samitit, duke respektuar ushtrimin e ligjshëm të lirive nga qytetarët” –thotë ambasada e BE në Tiranë.

SHKARKO APP