Protesta ditën e Samitit të BE, deputeti Çollaku: Gafë e rëndë diplomatike. Dhuratë për Ramën

Sot në mbledhjen e Kryesisë së PD-së, kryetari Sali Berisha tha se protesta e radhës do të jetë më 6 dhjetor, ditën kur në Tiranë do të mbahet Samiti i BE-Ballkani Perëndimor.

Por deputeti i PD-së, Kreshnik Çollaku, pjesë e grupit të Alibeajt, e cilëson se do të jetë një gafë e rëndë diplomatike nëse ndodh. Po ashtu për të, kjo do të jetë edhe një dhuratë për kryemistrin Edi Rama nga Sali Berisha.

”Thirrja e një proteste më 6 dhjetor, ditën kur në Tiranë mblidhen liderat e BE, si një akt të fortë demonstrimi gjeostrategjik të së ardhmes së Ballkanit Perëndimor në kundërshtim të përpjekjeve ruse për destabilizim të Ballkanit, është e gabuar dhe një akt që e dëmton opozitën në planin ndërkombëtar. Thirrja e një proteste në Tiranë ndërsa mblidhen krerët e BE, do të ishte një dhuratë e pamerituar për Edi Ramën. Unë shpresoj mendjet e qeta e të kthjellta do të ndalin këtë akt që do të lexohet keq. Për të protestuar kemi çdo ditë të vitit. Ne 6 dhjetor mos ia bëni Ramës këtë dhuratë”.

SHKARKO APP