Protesta e 3-të kundër rritjes së çmimeve, qytetarët: Nuk jemi të varfër, por të vjedhur

Këtë të hënë po mbahet protesta e tretë nga qytetarët dhe shoqëria civile kundër rritjes së çmimeve. Protesta po mbahet para kryeministrisë për të kundërshtuar rritjen e çmimeve të paralajmëruara nga kryeministri Edi Rama, si pasojë e krizës globale.

“Kryeministri të deklarojë publikisht minimumin jetik. I ka kërkuar kryeministrit shqiptar të nxjerrë kontratat me oligarkët që janë abuzimet më të mëdha. Ai duhet të përgjigjet për ligjin që po përgatit për oligarkët. Autoriteti i Konkurrencës përse nuk u vendosi gjoba oligarkëve të mielli”, u shpreh një qytetar.

Një tjetër qytetare ndërsa reagoi me kritika ndaj kryeministrit, theksoi se populli është i varfër dhe se nuk mund të përballojë këtë rritje çmimesh, pasi nuk prodhohet asgjë në këtë vend.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?