Protesta e 6 dhjetorit, Berisha: Qeveritarët në tmerr. Shihemi në orën 12:00 në Bulevard
Kreu i PD-së, Sali Berisha thotë se protesta që do të mbajë opozita më 6 dhjetor, ditë kur në Tiranë do të organizohet edhe Samiti i Bashkimi Europian dhe Ballkanit Perëndimor, ka futur qeveritarët në tmerr.
“Ai që është sot kryeministër është një fatkeqësi kombëtare ndaj edhe ne do të jemi në shesh kësaj rradhe më të mobilizuar se kurrë sepse ditë pune është, sepse ora 12:00 është por kur të thërret koha, nuk ka asnjë apel. Kohës i përgjigjesh pa apel. Dua t’u bëj thirrje të gjithë qytetarëve të martën në 12 të gjithë në bulevard”.
Në një mbledhje me krerët e degëve të Tiranës, Berisha tha se kjo protestë do rezonojë fuqishëm në Europë dhe botë, si zëri i qytetarëve që kërkon vlera universale, vlerat demokratike, të jenë ato që duan të sundojnë përsëri në Shqipëri. Por grupi Alibeaj në PD është kundër, apo ashtu sot foli kundër edhe aleati i vjetër i PD-së, kreu i PR-së, Fatmir Mediu.