Protesta e 7 korrikut, Berisha: Pjesëmarrjen as unë nuk e parashikova, më e madhja pas “Nano IK”
Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, është i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Open”, ku po flet për protestën e 7 korrikut, si edhe për situatën në selinë blu. Ai vlerësoi maksimalisht pjesëmarrjen në tubimin përpara Kryeministrisë duke theksuar se nuk i priste aq mbështetës në shesh, dhe për më tepër atë nivel pjesëmarrje nga rinia e vendit.
“S’kishte të bënte në mënyrë absolute me askënd tjetër, përveçse Edi Ramën. mendoj se si protestë ishte pa dyshim jashtë parashikimeve të mia, sepse koha në të cilën e thirra, në kushtet më të vështira që kam thirrur ndonjëherë protestë.
Edhe po të vinte gjysma e tyre unë do t’i përulesha me nderim më të madh. Unë dy mbaj mend protestat më të mëdhaja. Mbaj mend të dytën “Nano ik” dhe këtë. Së dyti s’mund të kishte asnjë qëllim tjetër përveç Edi Ramës dhe unë në gjithë karrierën politike e shpall kundërshtarin për herë të parë në jetën time armik”.