Protesta e 7 korrikut, Këlliçi: Do zbresim qeverinë me këmbë në tokë
Deputeti demokrat, Belind Këlliçi thotë se protesta e 7 korrikut e thirrur nga Sali Berisha në shesh kundër qeverisë, vjen në momentin e duhur dhe i përgjigjet shqetësimeve të qytetarëve. Sipas tij përmes kësaj proteste, PD duhet të zbresë qeverinë me këmbë në tokë.
“Hallet e qytetarëve nuk pyesin për temperatura të larta apo motin. Ne i përgjigjemi momentumit politik. Gjykoj që është një protestë e duhur që i shërben qytetarëve.
Pres që më në fund ku pas gjithë kësaj periudhe ku ne jemi marrë me njëri-tjetrin dhe i kemi dhënë një fare komoditeti Edi Ramës, opozita t’i rikthehet misionit të saj dhe të bëjë opozitë. Të mbushë sheshet, të protestojë, të zbresë qeverinë me këmbë në tokë dhe t’I shkurtojë ditët qeverisë”.