Protesta e 8 dhjetorit, akuza: Dëm 320 euro te Kryeministria. 9 vetë në gjykatë për djegien e bunkerit

Prokuroria e Tiranës mbylli hetimet dhe dorëzoi në gjykatë dosjen penale për nëntë persona, të cilët morën pjesë në protestën e 8 dhjetorit 2015, të organizuar nga Partia Demokratike. Protestuesit janë vënë nën akuzat e “Shkatërrimit të pronës me zjarr” dhe “Prishjes së qetësisë publike”. Në akuzën e prokurorisë që publikohet sot në “Gazetën Shqiptare”, thuhet se dëmi i shkaktuar në godinën e Kryeministrisë është 45 mijë lekë ose rreth 320 euro. Dëm më i madh vlerësohet ai te “sheshi i bunkerit”, që kap shumën 689 mijë lekë të reja ose rreth 5.500 euro.

Në dosjen hetimore thuhet se, sipas lejes së dhënë nga Policia e Tiranës, protesta ishte kërkuar të ishte paqësore dhe në segmentin sheshi “Skënderbej” përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, dhe do të finalizohej në këtë bulevard përpara godinës së Kryeministrisë. Nga hetimet ka rezultuar se në orën 11:00 të datës 8 dhjetor, kanë filluar grumbullimet masive të qytetarëve dhe protestuesve, të cilët kanë filluar të lëvizin nga sheshi “Skënderbej” në drejtim të bulevardit. Fillimisht protesta ka qenë korrekte dhe pa incidente. Gjysmë ore më vonë, protestuesit kanë filluar të kryejnë veprime të dhunshme ndaj godinës së Kryeministrisë, ku individë të ndryshëm hidhni dërrasa, shkopinj apo fishekzjarrë.

Prokuroria thekson se nga këto veprime janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale, si thyerje e xhamave të godinës së qeverisë, dëmtim i fasadës së institucionit, por nuk ka pasur persona të dëmtuar apo të lënduar. Në dosje thuhet më tej se, në vijim të protestës, pas thirrje publike të bërë nga Besim Ndregjoni, qytetarët janë nisur në drejtim të bunkerit pranë Ministrisë së Brendshme. Fillimisht protestuesit kanë shkatërruar rrethimin dhe më pas objektin në fjalë, duke i vënë dhe flakën. Protestuesit kanë thyer me sende të forta edhe xhamat e dritareve të Ministrisë së Transportit, duke i shkaktuar një dëm të konsiderueshëm shtetit. Prova më e fortë e fajësisë për të pandehurit janë pamjet filmike, në të cilat ata shfaqen duke kryer veprime të dhunshme. Tashmë në përfundim të hetimeve, pritet të nisë në Gjykatën e Tiranës procesi ndaj mbështetësve të Partisë Demokratike./GSh/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?