Protesta e fermerëve, Mehmetaj: Kërkojnë të mbijetojnë, qeveria i injoron
Vijon protesta e fermerëve të Lushnjes, të cilët kërkojnë plotësimin e kërkesave të tyre nga ana e qeverisë. Fermerët mbanin arka me domate, i kanë hedhur këto të fundit në mes të rrugës, e gjitha në shenjë proteste.
Krahas tyre ndodhet edhe nënkryetarja e LSI-së, Kejdi Mehmetaj, e cila është shprehur se kërkesat e fermerëve janë bazike. Nga ana tjetër, Mehmetaj akuzon qeverinë që hesht para përgjegjësisë dhe injoron protestën e këtyre të fundit, për të cilët thotë se kërkojnë të mbijetojnë.
”Fermerët po kërkojnë të mbijetojnë, të ushqejnë familjet e tyre, qeveria që kanë përballë hesht edhe i injoron. Hesht sepse me dashje po e shkatërrojnë prodhimin vendas. Hesht sepse me dashje duan ti lënë tokat djerrë e fermerët të varfër. Hesht sepse i intereson largimi i shqiptarëve. Hesht sepse kënaqet kur në raftet e supermaketeve ne gjejmë edhe blejmë vetëm produktet e huaja”.
Postimi i plotë
Nga protesta e fermerëve që po mbahet sot në Lushnje! Produktet e fermerëve shqiptarë po kalben kanaleve si rrjedhojë e politikave të qeverisë që kanë shkatërruar tregun duke favorizuar eksportet. Palca e shoqërisë shqiptare po falimenton, djemtë e vajzat e zonave rurale po emigrojnë masivisht, toka po mbetet djerrë.
Kërkesat e fermerëve janë bazike, ata kërkojnë subvencionim të drejtëpërdrejtë, barazim të TVSH për produktet bujqësore si në shtije ashtu edhe në blerje, analiza të specializuara të tokës, plehrave dhe farave, kompensim financiar për produktet e humbura nga shkaqet natyrore apo çrregullimet e papritura të tregut.
Sot Shqipëria që do të duhej të eksportonte prodhimet e bujqësisë, importon edhe domaten apo qumshtin. Fermerët po kërkojnë të mbijetojnë, të ushqejnë familjet e tyre, qeveria që kanë përballë hesht edhe i injoron. Hesht sepse me dashje po e shkatërrojnë prodhimin vendas. Hesht sepse me dashje duan ti lënë tokat djerrë e fermerët të varfër. Hesht sepse i intereson largimi i shqiptarëve. Hesht sepse kënaqet kur në raftet e supermaketeve ne gjejmë edhe blejmë vetëm produktet e huaja.