Spartak Ngjela: Fatmir Xhafën e do Uashingtoni, pse nuk rrëzojnë Kryeministrin?
Nuk ka asnjë mundësi që protesta e 26 majit e thirrur nga opozita shqiptare të përmbushë qëllimin e saj, duke rrëzuar ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj.
Kështu u shpreh avokati Spartak Ngjela i ftuar në studion e lajmeve të Ora News.
“Pse nuk largojnë kryeministrin apo e duan kryeministrin? Nuk mund të bëhen grushte shteti pa kolonel dhe ushtri, nuk kemi dëgjuar”- tha Ngjela.
Për Ngjelën, kryeministri Rama ishte i pafuqishëm për të rrëzuar Fatmir Xhafën nga posti i Ministrit të Brendshëm.
Sipas avokatit, pa publikimit të materialeve nga PD që “implikonin” vëllain e ministrit të Brendshëm, kryeministri u ndërgjegjësua se Xhafaj gëzonte suport ndërkombëtar.
“Ministrin e Brendshëm e mbrojti Uashingtoni. Ka një aleancë shqiptaro-amerikane për Ballkanin Perëndimor dhe Ministri i Brendshëm ka drejtuar reformën në drejtësi të cilën nuk e pranojnë të gjithë palët e korruptuara. Se heq dot ministrin Xhafaj, as kryeministri e as PD”- u shpreh Ngjela.
Për avokatin Ngjela, Shqipëria vuan nga sindroma e korrupsionit kryeministror prej 18 vitesh, por shton se tashmë ndaj tyre kanë nisur hetimet.
“Janë katër kryeministra, katër qeveri. Po nuk do kryeministri, nuk ka korrupsion”- theksoi Ngjela.
Spartak Ngjela paralajmëroi se shumë shpejt do të dëgjohet për llogari bankare në skemat ofshore të politikanëve shqiptarë. Këto emra i ka ministri Xhafaj dhe FBI.
KOHA JONË SONDAZH

