Protesta e opozitës. PD: 1200 protestues beratas nisen për Tiranë
Si gjithmonë edhe sot, demokratët beratas i bashkohen protestës së madhe të opozitës së bashkuar në Tiranë.
Rreth 1 200 protestues nga opozita e Beratit janë nisur drejt Tiranës, për t’ju bashkuar protestës së dhjetë të opozitës, që është vendosur të zhvillohet përpara Kryeministrisë në orën 20:00.
Protestuesit e Partisë Demokratike të Beratit janë grumbulluar si gjithmonë përpara selisë së PD-së së qytetit, ku u nisën me autobusë dhe automjete private drejt Tiranës, ndërkohë që protestuesit e LSI-së u nisën me automjete private nga sheshi qëndror i qytetit.
KOHA JONË SONDAZH

