Protesta e opozitës, publikohet lista e folësve

Pak para nisjes së protestës, Partia Demokratike ka bërë gati gjithçka. Qytetarët nga i gjithë vendi janë thirrur për të kërkuar largimin e kryeministrit Edi rama, ngritjen e një qeverie teknike dhe shpëtimin e vendit nga korrupsioni.

E gjithë e djathta sipas njoftimeve nga vet PD do të jetë në shesh.

Ndërkohë është publikuar edhe lista me emrat e folësve gjatë protestës. Ata janë, Edmond Budina, Donika Haxhia, Edvin Cami, Artemisa Zenuni, Erion Dasho, Artemisa Halili, Ilir Meta, Sali Berisha.

Berisha fjalën e tij do ta mbaj nga ballkoni i banesës ku ndodhet në arrest shtëpie prej dhjetorit të vitit të kaluar.

Edhe gjatë ditës së sotme, Berisha kërkoi nga Gjykata e Lartë lirimin, kërkesë e cila u refuzua për të disatën herë.

SHKARKO APP