Protesta e opozitës. Vendi dhe ora, pritet të rrethohet Kryeministria

Përmes një postimi në rrjetin social facebook, kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka lajmëruar vendin ku do të mbahet protesta e së shtunës.

Bulevardi ”Dëshmorët e Kombit” do të presë më 26 maj, qytetarët e thirrur nga demokratët për të protestuar dhe larguar nga detyra kreun e dikasterit të rendit Fatmir Xhafaj.

Protesta e cila do të nisë në orën 11:00 vjen pas publikimit nga PD, të asaj që quajnë skandali “Xhafaj”, të cilin e akuzojnë se mbron me imunitet të vëllain Agron Xhafaj, të dënuar me vendim të gjykatës italiane për trafik ndërkombëtar narkotikësh.

Swiss Digital Desktop Reklama

Burime nga PD-ja, bëjnë me dije se pjesë e organizimit të saj, është edhe një ide për një rrethim simbolik të godinës së Kryeministrisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?