Protesta e PD-së kundër buxhetit, caktohet data dhe ora

Mosbindja civile e PD-së do të vijë me një tjetër formë. Kryetarët e degëve të Partisë Demokratike lajmëruan se ditën e martë, 19 nëntor, ora 17.00 do të protestojnë përpara Kuvendit të Shqipërisë. ”Ditën e martë datë 19 nëntor ora 17:00, të gjithë në protestë para Parlamentit për të kundërshtuar miratimin e buxhetit antiqytetar. Ju lutem bëni njoftimet në degë për të siguruar pjesëmarrjen”, thuhet në njoftim. Ky orar (17:00) u zgjodh pasi atëherë parashikohet që të jenë orët e fundit të diskutimit dhe miratimit të buxhetit në parim.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?