Protesta e PD shkon ne Strasburg, 30 deputetë tubim para Parlamentit Europian

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka udhëtuar drejt Strasburgut për të bindur Parlamentin Europian se në Shqipëri po shkelen të drejtat e opozitës dhe po cenohet demokracia përmes arrestimeve politike.

30 deputetë të PD-së ndodhen në Strasburg për të protestuar para Parlamentit Europian, në të njëjtën ditë kur PE mblidhet në seancë plenare.

Mësohet se deputetët e PD-së pritet të ndahen në dy grupe. Njëri grup prej 5 apo 6 deputetësh do të hyjnë brenda PE për të zhvilluar takime njoftuese me eurodeputetët për t’i njoftuar ata sa i takon situatës në Shqipëri dhe shkeljeve ligjore, kushtetuese që ka bërë qeveria e kryeministrit Edi Rama.

Po kështu, përveç këtij grupi, pjesa tjetër e deputetëve të shpalosin pankarta para Parlamentit Europian dhe të protestojnë për një kohë të caktuar për të tërhequr vëmendjen e europianëve për situatën në Shqipëri që ata e cilësojnë ngjizjen e një regjimi diktatorial.

Disa nga deputetët që ndodhen në Strasburg sot:

Edmond Spaho
Gazment Bardhi
Lefter Gështenja
Helidon Bushati
Ramadan Likaj
Flamur Hoxha
Flamur Noka
Edi Paloka
Agron Gjekmarkaj
Jorida Tabaku
Albana Vokshi
Oerd Bylykbashi
Asllan Dogjani
Isuf Çela
Dhurata Çupi
Elda Hoti
Qani Xhafa
Lindita Metaliaj
Xhelal Mziu
Kasem Mahmutaj
Kastriot Piroli
Ilda Dhori
Bledion Nallbati
⁠Saimir Korreshi
Petrit Doda
⁠Zheni Gjergji

SHKARKO APP