Protesta e së shtunës, acari dhe pikëpyetjet!
Nga: Redjon Shtylla
Kreu i PD-së, Sali Berisha ka thirrur një protestë këtë të shtunë, 11 shkurt ora 12:00, para Kryeministrisë. Nisur nga ora, kuptohet që bëhet në një orar ku dielli është në pikun e tij dhe kështu do të ketë qytetarë që do të marrin pjesë, edhe pse temperaturat janë ekstreme dhe acari është aq i fortë. Nisur edhe nga koha, pjesëmarrja nuk pritet sa në verë, edhe pse në letrën që PD-ja e Berishës dorëzoi dje në Policinë e Shtetit për marrjen e lejes, flitet për një pjesëmarrje 80-100 mijë njerëz.
Kudo në Europë ka protesta, dhe kauzat janë të ndryshme. Protesta të forta me pjesëmarrje shumë të madhe janë mbajtur ditët e fundit në Paris, kjo për rritjen e çmimeve dhe reformën e pensioneve. Në Shqipëri, protesta e së shtunës lajm motiv ka dosjen ”McGonigal”, një çështje e madhe për politikën, por e vogël që të përceptohet nga vetë populli.
Kush janë qëllimet? Akoma nuk e dimë kush është qëllimi? Largimi i Ramës? Çfarë do të sjelli nga pas, zgjedhje të parakohshme? Apo do të sjellin një kryeministër brenda PS-së. Nëse do të kemi zgjedhje të parakohshme, a është e aftë PD-ja e përçarë që të fitojë pushtetin për të qeverisur këtë vend?
Përsa kohë të tilla pyetja nuk kanë marrë përgjigje përgjatë këtyre viteve, ku janë zhvilluar me qindra protesta, aq e kësaj të shtune, sidomos në këtë acar, do të jetë një protestë e njëjtë.
“Faktet dolën-Dorëheqja është detyrim”,-është një nga sloganet me të cilët opozita pritet që të protestojë më 11 shkurt kundër qeverisë Rama. ”Pluralizimit i dalim Zot. Votës së lirë i dalim Zot”,-janë po ashtu slogane të protestës që do të mbahet në orën 12.00 para kryeministrisë.
Kauzat politike janë një ”armë” e partisë kundërshtare kundër qeverisë, që të ndryshojë ”lojën”, se qëllimi i një proteste është që nga pasoja, të eleminohet shkaku. Kauzat që prekin popullin, për ironi janë bërë me 1 mijë qyetarë në shesh, dhe prej vitesh e vitesh, protestohet, dhe ende sot, PD-ja dhe mbarë opozita thotë ”Fajin e ka Rama”, edhe pse kryeministri është në mandatin e tretë qeverisës. Reagimi popullur duhet si në ”Big Brother”, që të gjithë janë me Luizin, dhe e kanë kthyer në fenomen, dhe për fat të keq, opozita nuk e ka një fenomen të tillë, e kur vetë PD është e përçarë, besimi i popullir ulet.
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka ironizuar protestën, dhe për të politika e djegies dhe e bllokimit ka treguar se sjell vetëm humbje. Duke parë që ”Big Brother” është kthyer në një fenomen, Veliaj shprehu bindjen se të shtunën më shumë kuriozitet do të ketë për Luizin dhe Kiarën e Big Brother se sa për Saliun dhe Metën.
Nuk vonoi, dhe kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta iu bëri thirrje qytetarëve shqiptarë që të mblidhen të gjithë në Bulevardin Dëshmorët e Kombit. “Nuk ka maxhorancë, maxhoranca është një bandë. Ne duhet të jeni shumë herë më të shqetësuar se çfarë i ka bërë dhe po i bën ky interesave tonë kombëtare. Ndaj të gjithë në 11 shkurt atje, te Bulevardi Dëshmorët e Kombit. Ta dëgjojë e gjithë bota”, tha ai.