Protesta e së shtunës, Hajdari: Të shpëtojmë të ardhmen. PD i ka të gjitha kapacitetet për ndryshim
Nesër do të mbahet protesta e PD-së dhe e opozitës. Ish-deputetja e PD-së, Rudina Hajdari thotë se qytetarët kanë vështirësi të shumta, duke nisur qysh me problemet e shumta me përballimin e çmimeve të rritura. Për të Edi Rama është kryeministri pakicës.
”Gjatë kësaj periudhë, në çdo herë që kemi dalë në Tiranë duke takuar njerëz, shikojmë një lloj depresioni për shkak të rritjes së çmimeve.
Ekonomia është e para në listë në mllefin që ata kanë. Supermarketet direkt sa futem më tregojnë blloqet e listave. Shqiptarët vuajnë për të përballuar çmimet e rritura.
Vendi është i varfër, duke marrë parasysh që qeveria e Edi Ramës me aferat e tij dhe bashkëpunimi me krimin, janë tregues se ai e ka marrë pushtetit përmes shantazhit ndaj qytetarëve. Mendoj se Rama është kryeministri pakicës. Prandaj udhët bërë një kthesë për të shpëtuar të ardhmen tonë. PD i ka të gjitha kapacitetet për ndryshim”.