Protesta e të rinjve në Shqipëri në syrin e medias së madhe amerikane “The Washington Post”

Përleshje të tjera në rrugë midis demonstruesve dhe policisë shpërthyen në kryeqytetin e Shqipërisë edh ditën e djeshme, dita e pestë e protestave të dhunshme mbi të shtënat fatale të njëriu nga policia.

Qindra njerëz u mblodhën para ndërtesës kryesore të qeverisë në Tiranë dhe hodhën gurë, flakërime dhe fishekzjarre ndaj policisë. Oficerët u përgjigjën me gaz lotësjellës dhe me ujë me presion.

Protestat, të cilat kanë shkaktuar tension politik midis qeverisë Socialiste dhe partisë kryesore të opozitës, pas vdekjes së Klodian Rashës në Tiranë gjatë orës policore të martën në mëngjes. Policia thotë se ai injoroi thirrjet e oficerëve për të ndaluar dhe u largua me vrap.

Të premten gjykata në Tiranë vendosi që oficeri i policisë Nevaldo Hajdaraj do të qëndronte i arrestuar ndërsa ai hetohet për “vrasje në tejkalim të vetëmbrojtjes së nevojshme”.

Kryeministri Edi Rama ka kërkuar falje për atë që ai e quajti të shtënën “të pashpjegueshme dhe plotësisht të paarsyeshme” dhe ministri i tij i brendshëm dha dorëheqjen të enjten.

Por kjo nuk arriti të zbusë protestat, të cilat janë përhapur edhe në disa qytete të tjera.

Partia kryesore e opozitës, PD, kërkoi dorëheqjen e Ramës.

“Koha e ndryshimit ka ardhur dhe ne nuk mund të vazhdojmë më kështu,” tha kreu i PD Lulzim Basha. “Së bashku ne do të heqim qafe Ramën.”

Kryeministri reagoi të premten, duke akuzuar Partinë Demokratike dhe Presidentin Ilir Meta për nxitjen e protestave të dhunshme.

“Opozita dhe presidenti nuk janë vetëm nxitësit por edhe orkestruesit e dhunës që po poshtëron kujtesën e Klodian, gjoja në emër të drejtësisë, por në fakt për qëllimet politike (të tyre)”, postoi Rama në Twitter.

Shqipëria pritet të mbajë zgjedhjet parlamentare në prill 2021.

Gjatë dy ditëve të para të dhunës policia arrestoi 62 persona dhe gjithsej 116 janë akuzuar për mbajtjen e një proteste të paligjshme gjatë pandemisë, si dhe për zjarrvënie dhe shkelje të rendit publik.

Autoritetet thonë se 21 policë dhe katër protestues janë plagosur.

Policia tha që ata nuk duhet të fajësohen për të shtënat.

“Askush nuk duhet ta krahasojë policinë me një individ i cili kreu një veprim të dënueshëm ligjërisht,” tha një deklaratë e policisë të Premten.

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Tiranë Yuri Kim u bëri thirrje të gjitha palëve të “përmbahen”.

“Ata që janë në pushtet kanë përgjegjësinë të sigurojnë një hetim të plotë dhe transparent të incidentit,” tha ajo. “Ata që kërkojnë të jenë në pushtet duhet të demonstrojnë aftësinë e tyre për të udhëhequr në një mënyrë të përgjegjshme, duke përfshirë edhe refuzimin e dhunës.” The Washington Post

SHKARKO APP