Protesta, Fatbardh Kadilli: Do rikonfirmojë që PD ekziston si opozitë
Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar i PD, Fatbardh Kadilli do të marrë pjesë në protestën e 7 korrikut dhe tha se kjo është një mënyrë që PD dhe opozita të rikonfirmojë që ekziston si forcë politike dhe si opozitë.
”Çdo protestë në demokraci është garanci e shëndetit të demokracisë, për mua dhe për këdo që e quan veten opozitar, protesta është lajmi i mirë. Protesta e datës 7 është thirrur nga PD me motivet që i ka bërë të qarta Berisha. A do ketë impakt? Kjo mbetet për tu parë. Që është gjë e nevojshme është, që të protestohet për çështje të ndryshme.
A do ketë vlerë politike, varet. Opozita ka nevojë të rikonfirmojë që ekziston. Kemi pasur një situatë në 2017. Në protestat e 2018 kishte prani të madhe pasi të gjithë kishim nevojë të dinim që ekzistonim. Nëse qëllimi është të tregojmë vetëm muskujt kjo ka vlerë për ne, por jo për qytetarët. Sepse nëse do flisnim për një protestë për atë listë shqetësimesh, kjo nuk ka pse të ketë datën 7.
Pse nuk protestojmë sot se çmimet janë dhe sot. Shoh që ndahet axhenda e qytetarit me axhendën e PD. Shumë e nevojshme që kjo që do bëjë PD, por nuk është një protestë që ka vendosur urën e shkurtër mes qytetarit dhe politikës. Në këtë pikë kam rezerva”,-tha në ”MCN TV”.