“Protesta i kaloi pritshmëritë”, Boçi: Deputetët kritikë ndaj Berishës e kuptuan çfarë do baza

Nënkryetari i PD-së, Luçiano Boçi thotë se protesta e së enjtes në Tiranë i kaloi pritshmëritë. Ai vlerësoi angazhimin e deputetëve që kishin mbajtur një qëndrimin kritik ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, në organizimin e protestës përpara Kryeministrisë. Sipas tij, deputetët e kuptuan nga pjesëmarrja se baza është e bashkuar dhe e ka caktuar në mënyrën e saj se si duhet të jetë orientimi.

“Prania e deputetëve të tjerë, ishte një gjë shumë e mirë. Ata ishin dhe në grupet e punës dhe një pjesë e tyre dhe u morën me organizimin. Pati disa reagime, por unë i konsideroj pozitive pavarësisht fjalëve me ngjyrë pezhorative. Ishte thirrje për bashkëpunim që u pranua dhe ishte një përmbushje e egos politike. Pati angazhime nga Ervini, Ramadani, Zefi, Helidoni apo emra të tjerë që kanë lidhje të forta me bazën.

Në përgjithësi deputetët e PD gëzojnë respekt aty ku operojnë dhe ndikimin e kanë kthyer pozitivisht për pjesëmarrjen në protestë. Bashkimi tashmë është në rrugën e duhur dhe ne duam ta shkurtojmë kohën e tij, pavarësisht se ndonjëherë ka dhe rrethana që e pengojnë. Deputetët e lexuan që baza është e bashkuar mirë në synime dhe ata duhet të ndjekin orientimin që ajo ka shpalosur me pjesëmarrjen masive”, shtoi Boçi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në lidhje me reagimin e Jorida Tabakut pas protestës, Boçi tha se mendon se ajo është në një moment autoreflektimi, por që rrëzoi idenë se protestat nuk sjellin produktivitet.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?