Protesta kombëtare e opozitës në 11 korrik/ Noka, Bardhi e Bylykbashi takim me qytetarët në qytetin e Durrësit

Mbrëmjen e 11 korrikut opozita ka thirrur një protestë kombëtare, e cila do të zhvillohet në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, para Kryeministrisë.

Në kuadër të organizimit për protestën, deputetët demokratë janë angazhuar në takime me qytetarët, duke i ftuar ata t’i bashkohen protestës.

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Flamur Noka, Kryetari i Grupit Parlamentar Gazment Bardhi dhe nënkryetari i PD-së Oerd Bylykbashi ishin ditën e sotme në qytetin e Durrësit.

Gjatë takimeve me qytetarët, Noka u ka bërë thirrje që t’i bashkohen protestës së datës 11 Korrik, ora 20:00 kundër regjimit kriminal dhe anti-europian të Edi Ramës.

“Kjo protestë është për çdo familje, çdo biznes, çdo qytetar, që është prekur ekonomikisht nga regjimi autokrat i Ramës. Ai ka privatizuar, ka vjedhur portin e Durrësit, duke u marrë pronën qytetarëve”, ka deklaruar Noka.

SHKARKO APP