Protesta kundër mbylljes së klubeve të natës, Rama: Zoti i ruajtë ata nga mendtë e kokës!

Sot Ministria e Shëndetësisë, bëri me dije vendimin për mbylljen e club-eve të natës, diskove dhe që muzika nuk do të lejohet pas orës 20:00. Sot në mbrëmje kanë dalë në protestë pronarë lokalesh dhe artistë që janë kundër vendimit.

Lidhur me këtë protestë ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama. Kreu i qeverisë shkruan se ato në fakt nuk janë lejuar kurrë, asnjë ditë të zhvillojnë aktivitetin e tyre.

”E pakonceptueshme që ka njerëz që ngrenë zërin pse ministria e shëndetësisë shtrëngoi masën për klubet e natës e diskot, ndërkohë që hapja e tyre nuk është lejuar asnjë ditë pas rihapjes së madhe! Zoti i ruajtë ata e familjet e tyre prej tyre dhe ruajtë të tjerët nga këto mendje”.

Edhe pse ishin të vetmet aktivitete që nuk u hapen kurrë me lirimin e masave nga pandemia pasi ishin shkak për infektimin masiv të popullatës, shoqata e bareve ka zhvilluar ditën e sotme një protestë para Kryeministrisë kundër vendimit të Ministrisë së Shëndetësisë për mbylljen e tyre në të kundërt do të gjobiteshin dhe pezulloheshin.

SHKARKO APP