Protesta kundër Ramës, Berisha: Meta po përçan PS-në

Ish-kryeministri Sali Berisha u shfaq i gëzuar online, pas një proteste të organizuar tek selia e PS, ku kërkohej largimi i Edi Ramës.

Sipas Berishës, ky mund të jetë një sinjal i Ilir Metës për Ramën.

“Sot në mëngjes, nje grup i madh socialistesh, me teserë të PS ne dorë, në një rast te paprecedent, organizuan nje proteste para selise se kesaj partie me kerkesen per largimin e Edi Rames, i cili sipas tyre po shkaterron PS, e ka kthyer ate ne nje çiflig te tij, po ben baterdine me vjedhjet ne tendera se bashku me ministrat e tij, dhe prej tre vitesh ka shtyre dhe nuk zhvillon zgjedhjet ne PS.

Swiss Digital Desktop Reklama

Grupi i protestuesve, qe kerkon te hyje ne seline e PS, por nuk lejohet nga policia, nuk ka lidhje me LMN apo Syrizen e Blushit. Ai udhehiqet nga socialisti ekstremist dhe ish-kandidati per kryetar i PS, z. Shkëlqim Meta.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pavaresisht nga mbiemri i tij Meta, Shkelqimi nuk eshte vellai i Ilir Metes. Keshtu qe hyrje-daljet e tij te shpeshta ne seline e parlamentit nuk dihet nese kane lidhje me zyren e kryetarit te Kuvendit, pra me takime me Ilir Meten apo me ndonje eksponent te larte te PS.

Rama, i tronditur nga protesta socialiste para selise se PS, bllokoi menjehere transmetimin e saj nga mediat. Por pavaresisht se kush fshihet prapa tij, ne te vertete Meta po i çan Rames partine!!” shkruan Berisha.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?