Protesta më 11 shkurt, Rama: Nuk merrem me “gjeneralin e ushtrisë së vdekur”
Opozita do të mbajë një protestë kombëtare më 11 shkurt, ora 12: 00 e drekës përballë Kryeministrisë.
Kreu i qeverisë, Edi Rama teksa nuk deshi të komentoj këtë protestë, tha se nuk merret me Sali Berishën, të ciline quajti “gjeneral të ushtrisë së vdekur”.
“Çfarë ka me datë 11 shkurt, do vij gjenerali i Ushtrisë së Vdekur. Gjenerali i ushtrisë së vdekur preferoj atë të Kadaresë. Unë nuk merrem me “gjeneralin e Ushtrisë së vdekur të non-gratës”, tha në Mcn Tv.