Protesta më 3 Mars, Sali Berisha: Do të përdorim çdo mjet për ta përmbysur qeverinë
Në takimin me strukturat drejtuese të degëve 1, 3 dhe 4 të Tiranës, kreu i demokratëve Sali Berisha, tha se do të përdoret çdo mjet të mosbindjes civile për të përmbysur qeverinë “Rama”. Po ashtu Berisha akuzoi qeverinë për korrupsion si dhe përgjegjëse për largimin e të rinjve nga vendi.
”Duam ti demonstrojmë këtij regjimi se ne në asnjë rast dhe kurrë nuk do të pajtohemi me monizmin e tij dhe se ne do të bëjmë gjithçka për përmbysjen e këtij monizmi. Koha e stabilitetit në kushtet e monizmit ka marrë fund njëherë e përgjithmonë.
Ne do të jemi në këmbë, në betejë, ne do të përdorim çdo mjet të mosbindjes civile për ti shkurtuar ditët dhe për të përmbysur këtë regjim. Ky regjim, për çdo shqiptar të vërtetë, çdo shqiptar që i thotë lirisë së vet liri, dinjitetit, dinjitet, është më i egër se çdo pushtim që shqiptarët kanë njohur në histori”,-tha Berisha.