Protesta më 7 korrik, Grida Duma: Një protestë që organizohet nga demokratët, është detyrim që të jem

Ish-nënkryetarja e PD-s, deputetja Grida Duma thotë se do të marrë pjesë në protestën e 7 korrikut, e thirrur nga kreu i demokratëve, Sali Berisha. Sipas saj minimalja që mund të bëjnë demokratët është të jenë në protestë dhe të mbajnë të tilla kauza. E ftuar në ”News 24”, Duma nënvizoi edhe së demokratët duhet që të jenë bashkë.

Pyetje: Jeni shprehur se do i bashkoheni kësaj proteste?

Padiskutim! Hierarkia e PD, minimalja që duhet të bëjë dhe duhet të bëjë sipas meje, e them dhe me një ton më pak këshillues, pasi kuptoj gjendjen e partisë dhe sfidave që ka, minimalja është që në këtë çast të rëndësishëm të forcimit të PD, se ka një parti, duhet të bëjnë detyrën e vetë që në kauza të jenë bashkë. Duhet të mendojmë për një PD që është bashkë. Këtë çështjes s’duhet të na përcjellë më poshtë, por kjo çështje do të na mbajë lart.

Pyetje: Do i bashkoheni Berishës apo jeni pro çdo proteste?

S’do ju them këtu që jam pro çdo proteste. Patjetër po! Kur kam mundur kam shkuar. Por një protestë që organizohet nga demokratët, është detyrim që të jem.

SHKARKO APP