Protesta më 8 janar/ Berisha: Lulzim Bravën do ta kishin nxjerrë 1000 herë nga zyra, por u fut Rama
Sali Berisha thotë se Lulzim Bashën më 8 janar do ta kishin nxjerrë nga zyra e tij, por ai mbrohet nga kryeministri Edi Rama. Ish-kryeministri thekson se Basha mbrohej nga 8 banditë dhe nga komandanti nga drejtori i drejtorisë së mbrojtjes së personaliteteve.
”Lulzim Brava mbahet nga Edi Rama me policë dhe banditë. Basha mbrohej nga 8 banditë dhe nga komandanti nga drejtori i drejtorisë së mbrojtjes së personaliteteve. I pajisi me armë, siç pajisi policinë. Armët u përdorën kundër protestuesve paqësore.
Një njeri i papërmbajtur në ligësinë e poshtërsinë e tij, primitv e koncepte, tha se bën dialog me demokratët pasi mori peng një kalbësirë që kishin mbi kokën e tyre. Bravën e kishin nxjerrë 1000 herë nga zyra protestuesit, por është Edi Rama, sepse i duhet për tu thënë ja ku është opozita”,-tha në ”Vizion Plus”.