Protesta në Malin e Zi kundër ”Open Balkan”, Berisha-Ramës: S’pranojmë samite me nisma destabilizuese
Në Malin e Zi po mbahen protesta kundër nismës rajonale ”Open Balkan”. Kreu i PD-së, Sali Berisha, thotë se ky projekt ka qëllim vendosjen e hemogjenisë serbe dhe influencës ruse në rajon. Po ashtu Berisha paralajmëron kryeministrin Edi Rama dhe Vuçiç-in, se nuk do të pranojë samite të kësaj nisme destabilizuese në Shqipëri.
”Partia Demokratike e Shqipërisë përshëndet dhe mbështet plotësisht protestat e qytetarëve të Podgoricës kundër Ballkanit të Hapur dhe paralajmëron Edi Ramën dhe padronin e tij Vuçiç se nuk do të pranojë samite të kësaj nisme destabilizuese në Shqipëri. Mbështetje të plotë qytetarëve të Malit të Zi”,-shkruan Berisha.
Postimi i plotë
Qytetarët e Malit të Zi në protestë të fuqishme në Podgoricë kundër Ballkanit të Hapur, aleancës përçarëse trilaterale të serbomadhit Aleksandar Vuçiç dhe vasalëve të tij në Tiranë dhe Shkup.
Ky projekt, që ka si qëllim madhor vendosjen e hegjemonisë serbe dhe influencës ruse në rajon, mbështetet haptas nga diktatori Vladimir Putin dhe ministri i tij Lavrov. Ky projekt mbështetet gjithashtu edhe nga George dhe Aleks Soros, i kundërvihet procesit të Berlinit dhe mbjell sherr e konfliktualitet në rajonin tonë.
Partia Demokratike e Shqipërisë përshëndet dhe mbështet plotësisht protestat e qytetarëve të Podgoricës kundër Ballkanit të Hapur dhe paralajmëron Edi Ramën dhe padronin e tij Vuçiç se nuk do të pranojë samite të kësaj nisme destabilizuese në Shqipëri. Mbështetje të plotë qytetarëve të Malit të Zi!