Protesta e sotme, policia e Tiranës blindon kryeministrinë. Fillojnë thirrjet: “Rama ik! Basha ik!”
Sonte është protesta kombëtare e thirrur nga ish-kryeministri Berisha dhe PD (jo ajo e Bashës) kundra kryeministrit Rama dhe qeverisë. Por protesta ka në fokus edhe presidentin serb Vuçiç i cili vjen sonte në Tiranë në takimin e “Open Balkan” me Edi Ramën dhe kryeministrin maqedonas, Zaev.
Protestuesit janë mbledhur fillimisht në selinë blu, duke thirrur “”Rama ik! Basha ik!”.
Qytetarët, sipas organizatorëve, duan integrim në BE dhe jo në “Open Balkan”.
Protestuesit janë kërkuar nga PD-ja e Berishës për të protestuar për situatën e rëndë ekonomike në vend, ku papunësia po bën namin, ku rinia po ikën nga vendi dhe ku një grusht oligarkësh fitojnë gjithçka.
Shumica e popullsisë mbijeton në kushte shumë të vështira, pensionistët akoma nuk njohin rritje pensioni, bizneset e vogla dhe të mesme punojnë për afro 20 oligarkë.
Demokratët që mbeten pjesë e protestuesve do të protestojnë edhe kundër Lulzim Bashës që sipas Berishës është kthyer në vegël e kryeministrit Rama, duke e lenë opozitën në rrugë të madhe.
Nëse protesta e sotme do të jetë e madhe atëhere ka një shpresë, por nëse nuk dalin shumë, do të jetë një disfatë për qytetarët e thjeshtë.

KOHA JONË SONDAZH

