Protesta në Paris kundër izolimit (VIDEO)
Qytetarët në Francë po protestojnë për të kundërshtuar masat bllokuese të qeverisë. Për të tretën ditë sot në Paris qytetarët kanë dalë në rrugë, si shenjë reagimi ndaj qeverisë.
Ndërkohë dje janë shënuar dhe përleshje të ashpra me policinë dhe qytetarëve që refuzojnë karantinën dhe bllokimin e ekonomisë. Protestat më të mëdha janë në lagjet ku banojnë koumintete emigrantësh, të cilët janë dhe më të prekur nga bllokimi i ekonomisë
Policia përdori gaz lotsjellës dhe goditje shkopinjsh në rajonin verior të Parisit, Villeneuve-la-Garenne, teksa protestuesit reaguan duke i goditur me fishekzjarre.
Presidenti Emmanuel Macron ka shtyrë masat kufizuese të Fancës deri më 11 maj. Ndërkohë dje fishekzjarret skuqën qiellin e natës deri vonë, siç tregonin videot e postuara në mediat sociale.
Video e plublikuar në rrejtet sociale që tregon përplasjet mes qytetarëve në Paris dhe policisë
En direct depuis le quartier du Luth à #Gennevilliers une voiture de la bac prise pour cible par des tirs de feux d’artifices.#VilleuneuveLaGarenne #VilleneuveLaGarenne pic.twitter.com/cqdAwSvYi1
— Taha Bouhafs (@T_Bouhafs) April 20, 2020
KOHA JONË SONDAZH

