Protesta në Shkodër ishte paqësore, por Policia nuk e ndal shoqërimin e të miturve në komisariat

Protesta e qytetarëve të Shkodrës ishte mjaft paqësore, nuk u shënua asnjë incident.

Por sërish Policia e Shkodrës ka shoqëruar dy të mitur në Komisariat, pasi sipas policisë janë shfaqur me shishe benzine me vete. “Gjatë monitorimit të tubimit konstatuan dy të mitur 13 e 15 vjeç, të cilët kishin me vete një shishe benzinë që dyshohet se do ta përdorinin për djegie gjatë tubimit“, thotë policia.

Më poshtë janë pamjet e momenteve kur një patrullë fut në makinën e policisë dy të rinjtë, njëri prej të cilëve pyet “ça ju kena ba mor”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?