Protesta, tension me policinë. Qirinj dhe bojë e kuqe mbi Kryeministrinë

Pas fjalës së Sali Berishës ka nisur një përplasje e qytetarëve dhe policisë. Disa kanë ndezur qirinj dhe disa kanë hedhur bojë të kuqe mbi muret e Kryeministrisë. Ndërkohë pati një përplasje momentale mes turmës dhe policisë, por u mbyll shpejt.

Një grup protestuesish çanë kordonin e policisë dhe qëlluan me bojë të kuqe dhe të zezë muret e ndërtesës së Kryeministrisë.

Një person është shoqëruar me forcë nga policia. Ndërkohë që protestuesit kanë ndezur dhe qirinj në shkallët e Kryeministrisë, kjo në shenjë homazhi për vrasjen e të rinjëve, Klodian Rasha dhe Lear Kurti nga Policia sipas PD-së.

SHKARKO APP