Protesta para Parlamentit, Rama: Secili ka një qasje të vetën për revolucionin
Nga takimi me homologun nga Bavaria, kryeministri Edi Rama tha se është e drejta e opozitës të ketë një revolucion në mendje. Para Parlamentit të Shqipërisë po mbahet një protestë, e cila pati edhe përplasje dhe tensione të forta.
“Një nga gjërat më të bukura që bëjnë gjermanët është se kur flasin në gjuhë të huaj nuk merren me njëri-tjetrin. Kjo është një temë e brendshme. Kryeministri ka ardhur këtu për marrëdhëniet me Shqipërinë, që janë shumë të mira.
Sot kryeministri i Bavarisë më takoi mua, një ditë mund të takojë një tjetër. Se çfarë ka këtu mes nesh nuk i takon kësaj konference. Në prani të të huajve nuk flas për probleme të brendshme që ne i trajtojmë shqip. Secili ka një qasje të vetën për revolucionin. Opozita ka një tjetër në mendje. Është e drejta e saj”, tha Rama.