Protesta, PD sqaron skenarin e Berishës: Vendimi i fundit për rrëzimin e Ramës
Të martën do të ketë një mbledhje Kryesie të Partisë Demokratike, ku do të diskutohet për datën e protestës, e cila u nënvizua sot edhe më shumë pas një takimi Berisha-Meta. Korruptimi i ish-zyrtarit të FBI-së nga kryeministri Rama, sipas ish-deputetit Aldo Bumçi tregon se vendi ka kaluar në monizëm.
“Shqipëria sot është realisht në një moment kritik, jo se e themi ne, por e tregojnë të gjithë treguesit. Më i rëndësishmi është braktisja e vendit.
Përballë këtij kalbëzimi, duke marrë parasysh edhe skandalin e fundit, ku kryeministri ka korrptuar zyrtarin e FBI-së për të goditur opozitën, tregon se kemi të bëjmë me monizëm.
Data do merret. Ne kemi një mbledhje Kryesie nesër. Do diskutojmë për këtë gjë, padyshim. Kjo është çështja kryesore. Kjo shoqëri, pas 32 vitesh demokraci nuk mund të pranojë më një diktator të ri”, theksoi ai në ”Euronews Albania”.