Protesta për abuzimin me fëmijët/Kërpaçi: Mos hesht më

Këtë të enjte në Tiranë po mbahet një protestë madhështore për të dënuar abuzimet me fëmijët. Pjesë e protestës është edhe kryetarja e LRI-së, Floida Kërpaçi, e cila përmes një postimi në facebook, bën thirrjen për të mos heshtur më. Në shesh nuk kanë munguar as personazhet e njohur si ish-deputetja, Grida Duma, këngëtarja Aurela Gaçe dhe shumë të tjerë. Protesta është zhvendosur nga sheshi “Nënë Tereza” dhe momentalisht po mbahet te Ministria e Arsimit. Në këtë protestë vlen të theksohet që shumica janë femra dhe madje kanë shkuar së bashku me fëmijët e tyre.

SHKARKO APP