Protesta për koncertin e Goran Bregovic në Korçë, Bashkia: Nuk tërhiqemi, arti nuk është politikë

Bashkia e Korçës është vënë në qendër të kritikave për shkak se ka ftuar këngëtarin boshnjak, Goran Bregovic, në Festën e Birrës, që mbahet në mes të muajit shkurt në qytetin juglindor.

Disa artistë shqiptarë, si CapitalT, kanë deklaruar se nuk do të marrin pjesë në Festën e Birrës, që organizohet në datat 18-22 gusht.

Por nënkryetarja e Bashkisë Korçë, Benila Themeli tha se nuk do të tërhiqen nga koncerti i Bregoviç, pasi ai është një artist dhe si i tillë nuk mund të trajtohet si diçka politike.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Është ftuar nga organizatorët dhe është një nga shumë këngëtarët që do të këndojnë në 10 koncerte. Nuk ka bosht që të lidhet performancë e Bregovic me politikën. Festa kërkon të lidhë dhe jo të përçajë popujt e Ballkanit. Prania e tij është vlerë e shtuar për Festën e Birrës”, tha Themeli.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?