Protesta për mbetjet, Bare: Hajdeni ta diskutojmë atë që kundërshtoni
Deputeti socialist, Besnik Bare duke parë revoltën që ka shoqëria civile lidhur me ligjin që lejon importimin e mbetjeve, u ka bërë thirrje që të “ulen, të bisedojnë dhe nëse ata kanë rezerva, të amnedojnë” ligjin e mbetjeve që është votuar javën e shkuar në parlament, nga mazhoranca.
Besnik Bare pas mbledhjes së asamblesë së PS-së, foli për mediat se ligji aktual i importimit të mbetjeve, në ndryshim nga e kaluara, ka ndryshuar dhe këmbënguli se nuk është kuptuar siç duhet.
“Një pjesë e njerëzve nuk e njohin problemin, një pjesë janë të gënjyer”, tha Bare.
Ai e cilësoi “radikal” ligjin që lejon importin e mbetjeve: “Por ky ligj është ligji në radikal që ka rajoni, është shumë më fanatik se sa importimi i ilaçeve, se e kufizon në një numër produktesh dhe pikash doganore”.
KOHA JONË SONDAZH

