Protesta për mbrojtjen e Vjosës/Presidenti Meta: Qeveria ende në detyrë të dëgjojë zërin e të tërhiqet nga projekti

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta sot ishte i pranishëm në sheshin ”Nënë Tereza”, ku mbështeti aktivistët dhe mabientalistët për mbrojtjen e lumit Vjosa. Përmes një postimi në facebook, përpos fjalës së mbajtur para gazetarëve, Meta shkruan se qeveria ende në detyrë duhet të dëgjojë zërin e të tërhiqet nga ky projekt arbitrar, që shkatërron këtë pasuri e trashëgimi natyrore kombëtare dhe europiane.

Postimi i plotë nga Presidenti Ilir Meta

Me shumë kënaqësi mbështeta sot nismën e mrekullueshme të aktivistëve mjedisorë për përgatitjen e një mesazhi sensibilizues ndërkombëtar për mbrojtjen e Vjosës nga çdo projekt shkatërrimtar dhe krijimin e Parkut Kombëtar përgjatë gjithë lumit duke përfshirë edhe degët e tij.

Swiss Digital Desktop Reklama

I përgëzova për mesazhin e mençur të vendosur në Sheshin kryesor të Tiranës “Nënë Tereza”, që shumë shpejt do të shfaqet edhe në shumë kryeqytete të Europës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Mirënjohje të gjithë aktivistëve, akademikëve e shkencëtarëve vendas dhe të huaj, 36 organizatave mjedisore, autoriteteve të BE, si dhe aktorit të jashtëzakonshëm Leonardo DiCaprio, për ndërkombëtarizimin e kësaj kauze.

Qeveria ende në detyrë të dëgjojë zërin me shumë integritet të tyre dhe të komunitetit për t’u tërhequr urgjentisht nga çdo projekt arbitrar, që shkatërron këtë pasuri e trashëgimi natyrore kombëtare dhe europiane.

Ne, gjenerata e sotme, kemi detyrimin për të mbrojtur burimet dhe pasuritë tona natyrore, për të gjithë brezat e ardhshëm. E DUAM VJOSËN DHE DO TA MBROJMË!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?