Protesta për rritjen e çmimeve, Ministri Çuçi: Policia e pjekur për çdo situatë

Nesër do të mbahet një protestë për rritjen e çmimeve. Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, tha se Policia e Shtetit është e pjekur mjaftueshëm për të menaxhuar situatat që lidhen me protestat.

Gjatë një lidhjeje live në emisionin “Opinion”, ku foli për dorëheqjen e Ardi Veliu nga drejtimi i Policisë së Shtetit, Çuçi iu përgjigj pyetjes së Fevziut nëse Ministria është e përgatitur për të menaxhuar protestat e mundshme lidhur me deklaratat e kryeministrit Edi Rama për rritje çmimesh.

“Protesta është gjëja më e ligjshme në demokraci. E rëndësishme është të bëhen paqësore dhe besoj se policia ka pjekurinë e duhur për të menaxhuar çdo situatë që lidhet me protestat”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?