Protesta për shpronësimet, banorët me fëmijë para Kryeministrisë: Sot vendosim nëse hyjmë në grevë

Protesta e banorëve të 5 Majit, Laprakës, Paskuqanit, Kodrës së Priftit dhe Kombinatit, sot është zhvendosur para Kryeministrisë. Pronat e tyre preken nga projektet e rindërtimit dhe “Unazës së Madhe”. Ata kërkojnë shpronësim të drejtë për pronat e tyre.

“Po shohim mundësinë të futemi në grevë urie para se të nisë shembja atje. Jemi para një vendimi me të gjithë banorët, do vendosim nëse do të hyjmë në grevë urie.

Do shikojë të vendosemi me një çadër para Kryeministrisë. Është protesta e fëmijëve, shpresës dhe të ardhmes. Nuk po mbrojmë vetëm banesat tona, por fëmijët dhe të ardhmen tonë”, thotë Bledar Marku nga zona e Laprakës.

SHKARKO APP