Protesta për Teatrin, Zv. ambasadori i OSBE i bashkohet artistëve
Protesta e artistëve dhe qytetarëve në mbrojtje të Teatrit Kombëtar dhe kundër vendimit të qeverisë për prishjen e tij vijon ende.
Ashtu siç ka nga ata artistë që deri dje ishin kundër prishjes dhe sot rreshtohen në anën e qeverisë për një Teatër të Ri duke prishur të vjetrin, ashtu dhe në anën tjetër bashkohen të tjerë personazhe, të famshëm, me pushtet apo dhe qytetarë të thjeshtë.
Mbrëmjen e sotme mes artistëve është parë edhe Zëvendës ambasadori i OSBE në Shqipëri, Robert Wilton. I veshur jo me kostum zyrtar por rroba të lehta vere e sandale, ambasadori është fotografuar duke dalë nga Teatri.