Protesta, Sali Berisha mbledh të rinjtë e FRPD-së

Këtë të hënë kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha do të zhvillojë një takim me të rinjtë e FRPD-së, në kuadër të protestës që do të mbahet më 7 korrik kundër Edi Ramës.

Njoftimi për mediat

Protesta e 7 korrikut do të mbledhë të rinjtë drejtues të Forumit Rinor të Partisë Demokratike.

Në një takim me Kryetarin e PD, Sali Berisha në orën 19.00, në selinë e PD, studentë dhe gjimnazistë në Tiranë dhe në rrethe, do të bëjnë thirrje për pjesëmarrje masive në protestë.

Kryetari i Forumit Rinor Belind Këlliçi: ”Sot të rinjtë do të diskutojnë me Kryetarin e PD, Sali Berisha mbi problemet me të cilat përballen ata sot, motivimin dhe angazhimin e Forumit Rinor për pjesëmarrje sa më të madhe të të rinjve. Më 7 korrik të rinjtë protestojnë për të ardhmen e tyre dhe jo për partitë politike”.

SHKARKO APP