Protesta te Ministria e Brendshme, plagoset një gazetar

Një gazetar ka mbetur i plagosur gjatë përplasjeve tek Ministria e Brendshme.  Andi Llabuti, gazetar i JOQ, është gjakosur nga përplasja me policinë. I lënduar ka mbetur dhe këngëtari Arkimed Lushaj (Stresi). Mësohet se edhe një polic është gjakosur gjatë përplasjes me protestuesit.

Protesta e para Ministrisë së Brendshme për vrasjen e Klodian Rashës është shoqëruar me përplasje të forta mes qytetarëve dhe Ministrisë së Brendshme. Protestuesit që kanë dalë në shesh kanë tentuar të çajnë kordonin e policisë dhe që mban të rrethuar godinën e Ministrisë së Brendshme.

Në këtë moment, policia ka ndërhyrë duke tentuar të largojnë qytetarët. Protestuesit kërkojnë dënimin e autorit të vrasjes së 25-vjeçarit dhe dorëheqjen e ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj.

SHKARKO APP