Protesta të tjera? Berisha: Ky është veç fillimi i marshit tonë të lirisë

Në fjalimin e tij përpara protestuesve, po ashtu Sali Berisha paralajmëroi për protesta të tjera. Po ashtu Berisha nga protesta akuzoi kryeministrin Edi Rama se ka vjedhur votat që sot është në pushtet.

”Do i presim biletën, ky është vetëm fillimi i marshit tonë të lirisë, këtë javë shpresoj që BE të vendosë hapjen e negociatave dhe i bëj thirrje nga kjo tribunë, që të hapë negociatat që të mos ndëshkojë shqiptarët për Ramën, sepse ato do e nxjerrin lakuriq siç është, demoni i pushtetit, demon i Europës.

Edi Rama jemi sot këtu për tu betuar për këtë flamur, flamurit të kombit se votën kurrë nuk ta falim, pushtetin e vjelë mbi votën e vjedhur nuk ta njohim, harroje mos luaj me votën.

Jemi të vendosur të mos pranojmë kurrë, të vendosur të bëjmë çdo sakrificë që burrat dhe gratë të votojnë të lirë. Edi Rama ti këto kohë këto vite je treguar armik i fjalës së lirë, armik i egër, ke përdorur metodat e frikës së terrorit për ti zhytur shqiptarët në heshtje”, tha Berisha.

SHKARKO APP