Protesta tek Astiri, Braimllari: Rama rrethon banorët me polici

Sekretari i Përgjithshem i LSI-së, Endrit Braimllari ndodhet tek “Unaza e Re”, në mbështetje të banorëve tek zona e Astirit. Ai ka hedhur akuza mbi kryeministrin Rama, ku sipas tij, kreu i qeverisë po rrethon banorët e “Unazës së Re” me polici. “Edi Rama rrethon banorët e “Unazës së Re” me forcat speciale sepse po protestojnë kundër hajdutërisë së Edi Ramës. Edi Rama vendos forcat speciale kundër qytetarëve për të mbrojtur vjedhjen e tij të 40 milion euro. Banorët e “Unazës së Re” arrestohen kurse Edi Rama që do gllabëronte 40 miliom euro është i lirë”. Kujtojmë se në zonë ka forca të shumta të Policisë së Shtetit, FNSH dhe efektivë civilë. Ndërsa nuk mungojnë as forcat speciale të pajisura me gaz lotsjellës.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?