”Protestat do të kenë një skenar”, Berisha: Do jetë opozita më e fortë që ka parë vendi pas 1991. Revolucion i pandalshëm

Pas protestës paqësore që u mbajt para Kryeministrisë kundër nismës ”Open Balkan” dhe ardhjes së presidentit serb në Tiranë, Sali Berisha dha një deklaratë për mediat, ku u pyet edhe për protesat e ardhshme dhe nëse do të ketë një të tillë kundër Lulzim Bashës. Berisha tha se Komisioni i Rithemelimit të PD-së është një shumicë.

“Në rast se Shqipëria është rrokullisur në këtë mënyrë, përgjegjësi pa asnjë diskutim, ka dhe udhëheqja e shkuar e opozitës, e cila në asnjë rrethanë nuk dha shembullin dhe nuk priu për të ngjallur shpresën dhe besimin tek qytetarët shqiptarë. Kjo kohë merr fund. Ju e patë, një protestë e thirrur në 48 orë. Herë tjetër program protestash. Asgjë nuk do na pengojë për të zbuluar të gjitha lidhjet e tmerrshme të Edi Ramës me krimin”, tha ai.

Po cili është qëllimi i tij final?

Cilido të jetë drejtimi i PD atë e përcaktojnë anëtarët e saj. Një gjë është e sigurt, që sot PD e rithemeluar në vlerat e saj, është një shumicë e jashtëzakonshme, është grupacioni më i lirë i kësaj toke që nuk e përkul dot dhe nuk e mposht dot asgjë. Është revolucion i pandalshëm.

SHKARKO APP