Henri Çili: Ky është fake parlament
Analisti i njohur Henri Çili tha sot se ky parlament është “fake parlament”. Më tej në një bisedë në Ora news ai shtoi se: “Fake”, e gjitha “fake”. Nuk ka ndonjë sens të madh, por në parim do thosha që thelbi i krizës është gjetkë dhe këto janë disa operacione për të fituar kohë. Janë thjeshtë çështje të kronikës. Thelbi është që opozita ka dalë jashtë sistemit politik, por është brenda sistemit demokratik. Me lëvizjen e saj (protesta) ka arritur të shokojë sistemin politik.
Ndërkohë po sot ish-ministri Bushati dërmoi arrogancën e kryeministrit ku kritikoi mënyrën se si po qeveriset, pasi vendi ka hyrë në udhëkryq të rrezikshëm.
KOHA JONË SONDAZH

